Autotech
Bien shitjet, por rriten aksionet e Apple-s
Apple është në krye të klasifikimit të përvitshëm të Forbes në lidhje me markat me vlerën më të lartë në botë, për të nëntin vit me radhë
Në tremujorët e fundit, shitjet e iPhone ranë, në veçanti në Kinë, ku rivalët më ekonomikë Huawei Technologies dhe Xiaomi fituan terren.
Të ardhurat e Apple, që vijnë nga shitjet e smartphone, ranë me 17% në tre muajt e fundit, në 31 miliardë dollarë, por aksionet u rritën me 5%. Arsyeja? Të ardhura rekord nga shërbimet.
Divizioni i shërbimeve të kompanisë përfshin App Store, Apple Pay, iTunes, shërbimet cloud etj. Ky është segmenti i dytë më i madh për Apple, pas iPhone, me të ardhura 37 miliardë dollarë në vitin 2018 dhe sipas Morgan Stanley mund të arrijë 100 miliardë dollarë në vitin 2023. Rritja e pritshme flet vetë për fuqinë e markës Apple.
Pikërisht Apple është në krye të klasifikimit të përvitshëm të Forbes në lidhje me markat me vlerën më të lartë në botë, për të nëntin vit me radhë.
Vlera e markës së gjigantit teknologjik është 205,5 miliardë dollarë, në rritje me 12% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është hera e parë që një markë kalon pragun e 200 miliardë dollarëve.
Apple e ka shndërruar në art transferimin e bazës së vet të klientëve nga një kategori produkti te tjetra. Përdoruesit e Mac kanë blerë iPod, ndjekur nga iPhone, iPad dhe Apple Watch. Klientët besojnë se marka do të funksionojë në mënyrë të përkryer në të gjithë kategoritë e ekosistemit Apple, transmeton ‘monitor’.
Ndërkohë Google po afrohet me shpejtësi, me vlerë 167,7 miliardë dollarë, në rritje me 23%, përcjell albinfo.ch.
Vetëm katër vite më parë, marka e Apple vlente më shumë se dyfishi krahasuar me markën e motorit të kërkimit. Sipas StatCounter, Google ka monopolizuar tregun e motorit të kërkimit botëror, me 92% të pjesës në treg në 12 vitet e fundit (Bing, 2,6% dhe Yahoo, 1,9%, janë shumë prapa).
Ashtu si Apple, Google po përdor markën e saj për t’u zhvendosur në të tjera sfera të jetës së përditshme të konsumatorëve, nga posta elektronike te lundrimi në internet, nga hartat te hapësira cloud.
Ndërkohë që shumë marka globale përballen me zakonet e ndryshueshme të klientëve të tyre, markat më të mëdha të teknologjisë vijojnë të jenë të pandalshme. Microsoft (123,5 miliardë dollarë) dhe Amazon (97 miliardë dollarë) plotësojnë 4 vendet e para dhe që të dyja kanë fituar më shumë se 20% në vlerë.
Marka e Facebook, ndërkohë, është zhvlerësuar në 12 muajt e fundit. Në këtë klasifikim ajo renditet në vendin e 5 dhe është e vetmja markë ndër 10 të parat që ka humbur vlerë, 88,9 miliardë dollarë, në rënie me 6% krahasuar me vitin e kaluar.
Këtë vit, numri i përdoruesve aktivë të Facebook ka arritur në 2,4 miliardë dollarë, por marka e rrjetit social është përballur me probleme, për shkak të shqetësimeve që lidhen me mbrojtjen e të dhënave, politikave mbi privatësinë dhe fake news.
Coca Cola, në vend të gjashtë, është një markë që nuk bën pjesë në sektorin e teknologjisë, me vlerë 59,2 miliardë dollarë, në rritje me 3%.
Klasifikimi në shifra
100 markat me vlerën më të lartë vlejnë në total 2.330 miliardë dollarë, në rritje me 8% krahasuar me vitin e kaluar. Markat që i përkasin sektorit të teknologjisë janë rritur më shumë. Në krye është gjiganti i e-commerce Amazon, me një rritje prej 37% në 97 miliardë dollarë.
Të tjera marka fituese në këtë klasifikim janë: Netflix (+ 34%), Google (+ 27%) dhe Adobe (+ 27%). H&M ka regjistruar rënien më të madhe, duke zbritur 12% në 11,5 miliardë dollarë. Më shumë se 20 marka kanë humbur vlerë ndër të cilat ESPN (-10%), GE (-8%) e Hyundai (-8%).
Numri i kompanive amerikane në këtë klasifikim është 56 dhe përbëjnë 80% të dhjetë vendeve të para; Gjermania (11 marka); Franca (7) dhe Japonia (6) janë ndër vendet e tjera.
E-Diaspora
-
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe partnerët shqiptarë organizojnë një event historik me Prof. Dr. Oliver Jens... -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












