Lajme
Bien çmimet e naftës
Në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë gati 5 për qind javën e kaluar pasi tregtarët kanë frikë nga dobësimi i kërkesës për shkak të një ngadalësimi të rritjes ekonomike globale dhe rritjes së normave të interesit të Fed të SHBA-së për të frenuar inflacionin e lartë.
Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra me 4.5 për qind javën e kaluar në 106.65 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi ra me 4.6 për qind në 102.07 dollarë, përcjell Express.
Rënia e çmimeve vjen si pasojë e shqetësimeve për kërkesën, duke pasur parasysh ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore.
Javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar uli vlerësimin e tij për rritjen ekonomike botërore këtë vit nga 4.4 në 3.6 për qind e mëparshme, duke paralajmëruar se rimëkëmbja nga kriza e koronës kërcënohet nga lufta në Ukrainë dhe inflacioni i lartë.
Për të njëjtat arsye, qeveria gjermane ka njoftuar një ulje të vlerësimit të rritjes ekonomike këtë vit nga 3.6 në 2.2 për qind, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.
Tregtarët gjithashtu kanë frikë nga kërkesa në Kinë, importuesi më i madh i naftës në botë, pasi Shangai dhe disa qytete të tjera kanë njoftuar një raund të ri masash mbylljeje për shkak të një vale të përhapjes së koronavirusit. Kjo, nga ana tjetër, do të ngadalësojë rritjen tashmë të ngadaltë të ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












