Lajme
Shi dhe breshër, në disa qytete të Kosovës
Pas temperaturave të larta që janë duke mbizotëruar në vendin tonë, sot pasdite disa qytete janë freskuar nga reshjet e shiut.
Reshje shiu ka pasur në komunën e Klinës, Vushtrrisë, Suharekës dhe të Istogut.
Meteo Ballkan ka publikuar disa video nga komunat e lartcekura, ku në disa prej tyre shihet se ka rënë edhe breshër.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IGK kishte njoftuar se vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.
Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












