Shkurt.ch
Bie rrjeti „Facebook” për rreth 15 minuta në tërë botën
Rrjeti më i madh social në botë "Facebook" të mërkurën mbrëma ishte jashtë funksionit dhe i pakapshëm për rreth 15 minuta për përdoruesit e tij
“Kjo faqe nuk mund të shfaqet”, ishte paraqitur në faqen tuaj nëse keni kërkuar Facebook –un të mërkurën mbrëma. Raportohet se kishte ndodhur rreth 21.30 deri 22, kur rrjeti social ishte i bllokuar.
“Facebook” ishte bllokuar për një numër të madh përdoruesish në Shtetet e Bashkuara, raporton “Reuters”. Ndërsa “Global News” shkruan se problemi ka prekur SHBA-në, Kanadanë dhe të gjitha vendet e botës.
Shumë përdorues raportuan se morën një mesazh gabimi “e pamundur të lidheni me internetin”, gjatë kohës që po përpiqeshin të futeshin në rrjet.
Fatmirësisht, shërbimi u kthye pas rreth 17 minutash, pasi ishte ndërprerë. Ndërsa kompania “Facebook” nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar për ngjarjen.
Edhe në muajin qershor “Facebook” ishte tërësisht jashtë funksionit për rreth gjysmë ore.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









