Kosova
Bie numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë
Mbetet shqetësues numri i lartë i vdekjeve
Në Kosovë ka disa ditë që është shënuar një rënie e theksuar e rasteve të reja me Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësues numri i lartë i vdekjeve. Vetëm gjatë ditës së premte 19 pacientë humbën jetën nga ky virus, teksa u regjistruan vetëm 279 raste të reja. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bën thirrje për vaksinim.
“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, thuhet në raportin e fundit të MSH-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











