Bota
Bie numri i migrantëve të parregullt, që përdorin Ballkanin Perëndimor
Pjesa dërrmuese e migrantëve të parregullt prej vështirësive të gjuhës, ekonomive të dobëta të vendeve të Ballkanit, nuk arrijnë të integrohen në tregun e punës
“Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian, me rreth 69%, për katër muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Kontrollin e Kufijve, Frontex, “Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rreth 7 mijë kalime të parregullta që nga fillimi i janarit deri në fund të prillit, të cilat shënojnë rënien më të madhe në mesin e rrugëve kryesore të migracionit në Bashkimin Evropian.
Sipas Frontex-it, edhe kalimet e parregullta kufitare në Bashkimin Evropian në të gjitha rrugëkalimet e tjera në katër muajt e parë të 2024-ës ranë me gati një të katërtën, raporton Zëri i Amerikës, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të kësaj agjencie, migrantët e parregullt nga Siria, Turqia dhe Afganistani përbëjnë numrin më të madh të personave që janë evidentuar në rrugën e Ballkanit Perëndimor.
Sipas studiuesve të çështjeve të emigracionit, edhe kur migrantët e parregullt kërkojnë azil nuk synojnë të qëndrojnë në vendet e Ballkanit, por e përdorin këtë praktikë për të fituar kohë dhe gjetur mundësi për të kaluar drejt vendeve evropiane.
Pjesa dërrmuese e migrantëve të parregullt prej vështirësive të gjuhës, ekonomive të dobëta të vendeve të Ballkanit, nuk arrijnë të integrohen në tregun e punës.
Vetë vendet e Ballkanit janë prekur ndjeshëm nga emigrimi i banorëve të tyre dhe së fundi në shumë zona sidomos turistike janë rritur nevojat për fuqi punëtore.
Shumë sipërmarrje në Shqipëri kanë dështuar të tërheqin me kontrata fuqi punëtore nga Bangladeshi, India, Pakistani apo vende të tjera, pasi shumë raste kanë dëshmuar se pas një kohe të shkurtër qëndrimi, vetëm disamujore, punëtorët janë larguar.
Në prill të këtij viti Prokuroria e Posaçme dhe policia zbuluan në Shqipëri një skemë të kontrabandimit ndërkombëtar të punonjësve nga Bangladeshi.
Pas një hetimi 1-vjeçar u zbulua se përmes korruptimit të oficerëve të policisë, agjencive të ndërmjetësimit dhe kontratave fiktive të punësimit, ishte realizuar mbërritja e punëtorëve kryesisht nga Bangladeshi në Shqipëri dhe më pas kalimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian në këmbim të 5 mijë eurove për secilin punëtor.
Prokuroria e Posaçme Shqiptare (SPAK) tha se nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunimin me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, caktoi masat e sigurimit për 26 persona, të dyshuar si të përfshirë në organizime kontrabandimit nga të cilët 21 janë lënë në arrest me burg.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









