E-Diaspora
Bie nga skelja elektricisti kosovar, pëson lëndime të rënda
Për shkaqe ende të panjohura, skelja rrëzohet dhe personi bie me kokë disa metra poshtë, pa ndjenja në tokë
Të premten, në Wielenbach (Bavari, Gjermani) punëtor i ri, 23 vjeçar me prejardhje nga Kosova ka rënë nga skelet e kantierit ku punonte me ç `rast ka pësuar lëndime të rënda. Policia ka iniciuar procedurën e hetimeve, shkruan tz.de.
Kosovari punonte si elektricist në një ndërmarrje në zonën industriale dhe në momentin kritik ndodhej në skelën lëvizëse. Për shkaqe ende të panjohura, skelja rrëzohet dhe personi bie me kokë disa metra poshtë, pa ndjenja në tokë, transmeton albinfo.ch. Ai me këtë rast nuk po bartte helmetën e punës.
Me lëndime të rënda koke ai është transportuar në spital.
Shërbimi kriminalistik i Policisë ka iniciuar hetimet në lidhje me këtë aksident pune., përcjell albinfo.ch. Me urdhëresën e Prokurorisë Publike të Munihut 2, është porositur një ekspertizë e cila do të zbulojë rrjedhën e saktë të aksidentit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











