Lajme
Biden: Birra dhe kujdes social falas për ata që vaksinohen deri më 4 korrik
Nga birra te kujdesi falas për fëmijët, janë këto disa nga premtimet e presidentit amerikan, Joe Biden, për t’i bindur qytetarët që të vaksinohen, të paktën të marrin një dozë të vaksinës deri më 4 korrik që është dhe Dita e Pavarësisë.
“Birrë falas për të gjithë personat mbi 21 vjeç për të festuar pavarësinë nga virusi. Ne kemi nevojë për të gjithë që të bashkohemi për të mbërritur në pikën e finishit, amerikanët mund të bëjnë gjithçka së bashku, kështu që, ju lutem, bëni pjesën tuaj. Vaksinohuni deri më 4 korrik, le të arrijmë qëllimin tonë 70%, le të shkojmë drejt verës, më të lirë dhe më të sigurt. Le të festojmë një ditë me të vërtetë historike të Pavarësisë”, u shpreh presidenti Biden.
Ja cilat janë disa nga nismat e marra nga Shtëpia e Bardhe për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit:
Kujdes për fëmijët falas,
Farmacitë do të jenë të hapura me orë të zgjatura, ku njerëzit mund të vaksinohen,
Thirrje dhe ndërgjegjësim në zonat me norma të ulëta të vaksinimit,
Një turn vaksinimi udhëhequr nga zëvendës-presidentja Kamala Harris për të inkurajuar njerëzit që injektohen,
Një iniciativë për të punuar me berberë, sallone bukurie për të inkurajuar vaksinimin,
Rimëkëmbja nga pandemia ka qenë një nga prioritetet e kreut të Shtëpisë së Bardhë që në momentin kur nisi të drejtojë vendin.
Procesi i vaksinimit ka ndikuar që të ulet në mënyrë të shpejtë numri i të infektuarve me COVID-19 një trend që administrata Biden dëshiron ta zgjerojë edhe më shumë.
Sipas të dhënave zyrtare, deri me tani rreth 63% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës./euronews.al
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










