Lajme
Biden lejon përdorimin e 180 milionë fuçive të naftës nga rezervat
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka urdhëruar përdorim të naftës nga rezervat e Amerikës, si përpjekje për të ulur kostot e larta të karburantit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se leja për përdorim të deri në 180 milionë fuçive nafte për gjashtë muaj është vendimi më i madhi që nga krijimi i rezervës në vitin 1974, shkruan BBC.
Çmimet e naftës ranë pas raportimeve për këtë lëvizje, e cila synon të lehtësojë një krizë të furnizimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Por lëshimi – prej rreth 1 milion fuçi në ditë – nuk ka gjasa të zgjidhë plotësisht krizën e energjisë, thonë analistët.
Biden premtoi veprime të mëtejshme për të rritur prodhimin e ShBA-së, duke thënë se lëshimi do të “shërbente si [një] urë deri në fund të vitit kur prodhimi vendas të rritet”.
Ai bëri thirrje që kompanitë të paguajnë ekstra nëse zgjedhin të mos përdorin puset e naftës në tokën që marrin me qira nga qeveria, si dhe investimet për të përshpejtuar adoptimin e burimeve më të gjelbra të energjisë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











