Lajme
Biden kërkon punësimin e 100 mijë punonjësve shëndetësorë
Në një deklartë të fundit, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, tha se do të kërkojë nga Kongresi punësimin e 100 mijë punonjësve të tjerë shëndetësorë, në mënyrë që vaksinimi dhe lufta kundër COVID-19 të përfundojë më shpejt, përcjell albinfo.ch.
Biden njoftoi planet e tij për vaksinimin kundër COVID-19 dhe theksoi se dëshiron të rrisë numrin e punonjësve shëndetësorë në kuadër të luftës kundër pandemisë.
Po ashtu, ai tha se procesi i vaksinimit në SHBA deri më tani është “plotësisht një dështim”.
Biden vuri në dukje se do të kërkojë nga Kongresi punësimin e 100 mijë punonjësve të tjerë shëndetësorë, në mënyrë që vaksinimi të përfundojë më shpejt dhe që amerikanët të kenë më shumë qasje në vaksinë.
Pasi theksoi se vaksina do të jetë falas, Biden premtoi se brenda 100 ditëve të para të detyrës së tij do të vaksinohen 100 milionë amerikanë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













