Lajme
SHBA: 500 milionë doza vaksinash do të dhurohen për vendet në nevojë

Në një prononcim për media, presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën blerjen e 500 milionë dozave të tjera të vaksinave kundër COVID-19 për vendet në zhvillim gjatë vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Më parë Shtetet e Bashkuara ofruan më shumë se 500 milionë doza vaksinash të prodhuara nga firmat Pfizer Inc. dhe BioNTech SE për vendet në zhvillim deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm. Me njoftimin e së mërkurës, Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë botës 1 miliard doza vaksinash gjithsej.
Presidenti Biden njoftoi dhurimin e dozave shtesë, gjithashtu nga kompania Pfizer, gjatë një takimi virtual për pandeminë, ndërsa po merr pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti amerikan mbështeti objektivin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë së botës brenda vitit të ardhshëm, duke shfrytëzuar njoftimin për të inkurajuar vendet e tjera më të pasura të shtojnë përpjekjet për të kontrolluar infektimet.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në qershor se arritja e këtij qëllimi do të kërkonte 11 miliardë doza vaksinash.
Gjatë një fjalimi në OKB të martën, Presidenti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë më shumë se 160 milionë doza vaksinash në më shumë se 100 vende të botës, më shumë doza sesa të gjitha shtetet e tjera të marra së bashku.
Në shkallë globale, gjatë vitit të kaluar, janë administruar më shumë se 5.9 miliardë doza, ose rreth 43% e popullsisë së botës. Por, pabarazitë e mëdha në shpërndarje kanë bërë që shumë vende me të ardhura më të ulëta të luftojnë për të vaksinuar qytetarët e tyre më të rrezikuar.
Udhëheqësit botërorë dhe organizatat globale kanë shtuar kritikat ndaj pabarazisë dhe ritmit të ngadaltë të vaksinimeve. Pavarësisht ndihmës amerikane për vendet e tjera, ata janë ankuar se kjo ka qënë e pamjaftueshme – veçanërisht pasi Shtetet e Bshkuara po nxisin marrjen e një doze përforcuese për amerikanët, para se njerëzit e rrezikuar në vendet më të varfra të marrin dozën e tyre të parë.
E-Diaspora
-
Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Promovohet libri “Kundrime Letrare” i autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”...
-
Shqiptari, në listën e të kërkuarve nga Europoli, për vrasjen e bashkatdhetarit
-
Volkteswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë – nga afatet ligjore...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri