Lajme
Bezos: Pjesën më të madhe të pasurisë do ta ofrojë për bamirësi
Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, planifikon ta ofrojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi.
Gjatë një interviste për CNN, Bezos ka theksuar se këtë pjesë të pasurisë do ta japë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur të gjithë ata që bashkojnë njerëzimin përballë problemeve sociale dhe politike.
Edhe pse ky zotim i tij nuk dha specifika të tjera, kjo është hera e parë që Bezos ka njoftuar se planifikon të japë donacion pjesën më të madhe të pasurisë së tij.
Kritikët e kanë qortuar ata për mosnënshkrimin e Giving Pledge, një premtim i qindra njerëzve më të pasur në botë për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.
I pyetur drejtpërdrejt nga gazetarja Chloe Melas se nëse ai e ka për synim të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë gjatë jetës së tij, Bezos shkurt tha “Po”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









