Sport

Berisha mezi pret që në janar të marrë shtetësinë australiane

Ylli kosovar i futbollit, Besart Berisha, shpreson që synimi i tij që të bëhet shtetas australian të realizohet herët në vitin e ardhshëm.

Sulmuesi, i cili së fundmi nënshkroi kontratë të re njëvjeçare me Melbourne Victoryn deri në fund të sezonit 2018/2019, thotë se nënshtetësia e tij mund të merret në janar ose shkurt.

“Do të bëhem australian dhe kjo do të jetë e mrekullueshme… Nuk e di saktësisht kur, por mezi po pres të bëhem australian zyrtarisht. Ky është një shtet ku kam nisur të luaj sërish futboll të mirë dhe të arrij gjëra të mëdha”, ka thënë Berisha të mërkurën, transmeton Albinfo.ch.