Lajme
Berisha i dorëzoi Eliza Dushkut pasaportën shqiptare
Eliza Dushku pranon pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit, pas kërkesës së saj për t’u pajisur me shtetësinë shqiptare
Aktorja e famshme me preardhje shqiptare, Eliza Dushku ka bashkuar kryeministrin shqiptar Berisha dhe presidentin Topin duke bërë që ata të “pajtohen” së paku për të ndarë dhuratën që i bënë aktores së njohur hollivudiane, raporton NOA.
Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë i dha para pak ditësh shtetësinë shqiptare Elizës, një kompetencë kjo ekskluzive e tij, ishte kryeministri Berisha ai që i dorëzoi mbrëmë aktores, pasaportën biometrike që kishte kërkuar aktorja në një seri filmash kryesisht komercialë të tipit horror dhe thrillerKryeministri dha një pritje për aktoren e mirënjohur të Hollivudit, me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, e cila po zhvillon në Shqipëri një vizitë disaditore, me qëllim realizimin e një dokumentari që do të promovojë në botë Shqipërinë.Berisha i dorëzoi Eliza Dushkut pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit, pas kërkesës së saj për t’u pajisur me shtetësinë dhe dokumentet shqiptare të identifikimit. Ajo u shpreh se ndjehej krenare që tashmë zotëronte edhe pasaportën shqiptare.Më pas, biseda vazhdoi e ngrohtë rreth Shqipërisë, bukuritë e së cilës tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë të huaj, zhvillimit të vendit dhe veçanërisht, turizmit.Dushku e njohu Kryeministrin me vizitat që ajo kishte zhvilluar në disa qytete të vendit, nga jugu në veri dhe impresionet e saj gjatë këtij udhëtimi, të cilin ajo e cilësoi mbresëlënës dhe që i mundësoi të njihej me natyrën, historinë, traditat, artin dhe kulturën shqiptare. Ajo shprehu entuziazmin që ndodhej në Shqipëri për një qëllim të tillë.Kurse Berisha shprehu kënaqësinë që aktorja e mirënjohur ishte pjesë e projektit për realizimin e dokumentarit që promovon Shqipërinë turistike, historinë, traditat dhe potencialet e saj.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













