Sport
Berisha drejt Fenerbahçes
Sulmuesi Mërgim Berisha pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi, te Fenerbahçe. E përditshmja turke “Sabah” ka njoftuar të mërkurën se Berisha ka pranuar ofertën e Fenerbahçes dhe ekipi elitar i Turqisë tashmë është në negociata me Red Bull Salzburgun.
Gjithashtu, mësohet se agjenti i Berishës është në Turqi për të vazhduar bisedimet me Fenerbahçen, skuadër që e sheh Berishën si përforcim të duhur për repartin e sulmit, shkruan Koha Ditore. Fenerbahçe po kërkon huazimin e Berishës deri në fund të këtij edicioni, me detyrim të blerjes së kontratës në verë.
Berisha këtë edicion e nisi tek Altachu si huazim për t’u kthyer te Red Bull Salzburgu, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022. Ai deri më tash ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 20 paraqitje. 21-vjeçari ka bërë karrierë edhe te Lieferingu, LASK-u e Magdenburgu, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














