Sport
Berisha dëshiron të luajë titullar
“Më pëlqen konkurrenca, sepse në këtë mënyrë mund të përmirësohesh. Nuk u mendova gjatë për të pranuar ofertën e Atalantës”, u shpreh Berisha

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dëshiron që të luajë nga fillimi dhe për këtë arsye është huazuar në Atalanta, shkruan albinfo.ch.
Ai nuk e filloi ndeshjen e fundit nga fillimi, megjithatë është i vendosur që të luftojë për një pozitë titullari. “E kisha të qartë se do të gjeja konkurrencë, por kjo ndodhte edhe te Lazio me Marchetti-n. Më pëlqen konkurrenca, sepse në këtë mënyrë mund të përmirësohesh. Nuk u mendova gjatë për të pranuar ofertën e Atalantës. Konko dhe Gjimshiti më folën mjaft mirë për klubin. Erdha këtu për të treguar vlerat e mia sa herë që të zbres në fushë. Te Lazio nuk isha i kënaqur nga qëndrimi në stol dhe erdha në Bergamo që të kem më tepër hapësira. Do të luaj shanset e mia dhe në fund do të jetë fusha ajo që vendos”, ka thënë portieri shqiptar.
27-vjeçari kuqezi do të luajë për një vit i huazuar te Atalanta, me bergamaskët që kanë mundësinë të ushtrojnë opsionin e blerjes. Gjithçka do të varet edhe nga fati i Sportiellos, me 24-vjeçarin që gjatë kësaj vere u kërkua nga Interi, Fiorentina dhe Napoli.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri