Lajme
Belgjikë: Shkatërrohet pajisje anti-COVID në vlerë 131 milionë euro
Belgjikës do t’i duhet të shkatërrojë së shpejti pajisje mjekësore dhe vaksina me vlerë 131 milionë euro, pasi ato kanë skaduar dhe nuk janë më të përdorshme, raporton “Brussels Times”.
Në një kohë kur vaksinat kundër COVID-it ishin shumë të kërkuara, qeveria tranzitore belge bëri një përpjekje shtesë për të gjetur pajisje anti-COVID, duke blerë gjithçka që ishte në dispozicion.
Një sasi e madhe pajisjesh është blerë, megjithatë, një pjesë e këtij materiali duhet të shkatërrohet – vaksinat, testet, reagentët, kanë skaduar, ndërsa maskat FFP2 nuk përmbushin më standardet.
Vlerësohet se do të asgjësohen 131 milionë euro vaksina dhe shkatërrimi i tyre do t’i kushtojë qeverisë belge 310 mijë euro shtesë./Euronews
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











