Sport
Behrami: “Jam tepër i vjetër për të kaluar në kombëtaren e Kosovës”
Behrami i ka «hequr merakun» intervistuesit duke thënë se sa i takon atij, është e sigurt «1000 për qind» se nuk do të kalojë në kombëtaren kosovare
Afrimi i kohës kur Kombëtarja e Kosovës mund të pranohet në UEFA dhe në FIFA rrit shqetësimin e opinionit sportiv të Zvicrës për kalimin eventual të futbollistëve zviceranë me rrënjë shqiptare të Kosovës në kombëtaren e re. Sigurisht, një ndërrim i tillë kampesh do të rrezikonte seriozisht kombëtaren zvicerane, e cila ka tashmë 7 lojtarë me prejardhje shqiptare, 4 nga të cilët kosovarë.
Në këtë kontekst, gazeta 20 minuten ka zhvilluar një intervistë me Valon Behramin, më të vjetrin nga «kampi shqiptar» i përfaqësueses zvicerane.
Behrami i ka «hequr merakun» intervistuesit duke thënë se sa i takon atij, është e sigurt «1000 për qind» se nuk do të kalojë në kombëtaren kosovare. Këtë e ka arsyetuar në radhë të parë me moshën e tij, tashmë të shtyrë për kushtet e futbollit, 30 vjeçare. Dhe ka shtuar, «unë luaj me shumë dëshirë për Zvicrën».
Pyetjes nëse kjo do të vlente edhe për Shaqirin, Xhakën ose Tarashajn, Behrami i është përgjigjur se asa ata nuk do të kalojnë në kombëtaren e Kosovës. «Ata janë rritur këtu dhe synimi i tyre ka qenë gjithmonë që të luajnë në «Nati». Ne që nga viti 2004, me një përjashtim në vitin 212 gjithmonë kemi arritur të kualifikohemi në kampionatet evropiane dhe botërore ndërsa Kosova është shumë larg nga kjo.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










