Sport
Beckenbauer hetohet në Zvicër
Prokuroria Federale e Zvicrës ka iniciuar hetime ndaj ish futbollistit të famshëm gjerman Franz Beckenbauer në lidhje me caktimin e Gjermanisë si vend për organizimin e Kampionatit Botëror në vitin 2006.
Në atë kohë Beckenbauer ka qenë në krye të ekipit kandidues për Kampoionat Botëror nga ana e Gjermanisë
Prokuroria e përmendur ka konfirmuar për mediat zvicerane ekzistimin e hetimeve ndaj funksionarit të lartë të futbollit. Ajo ka premtuar se gjatë pasdites së sotme do të ketë informata më të hollësishme.
Ka qenë magazina e njohur gjermane “Der Spiegel” e cila ka shkruar se këto hetime bëhen nën dyshimin për menaxhim të pandershëm të parave dhe për larje parash.
Më tutje merret vesh se procedura penale është nisur që më 6 nëntor 2015. Veç ndaj Beckenbauerit, hetimet drejtohen edhe ndaj Horst Rudolf Schmidt, Theo Zwanziger dhe Wolfgang Niersbach, të gjithë anëtarë të kryesisë së komitetit organizativ të Kampionatit Botëror të Futbollit në Gjermani, në vitin 2006.
Kompetenca e prokurorisë së Zvicrës për të ndjekur rastin rrjedh nga fakti se një pjesë e veprimeve të dyshuara janë kryer në territorin e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










