Lifestyle
Përse Bebe Rexha nuk u përgjigjet më kritikëve?
Bebe Rexha nuk u përgjigjet më ngacmimeve të njerëzve në rrjetet sociale, sepse, sipas saj, “nuk mund ta mposhtni urrejtjen me urrejtje”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore tha se kishte marrë një hap prapa në lidhje me këtë, pasi “ngacmimi nganjëherë mund të ndikojë pak më shumë”.
Ajo i tha Associated Press se ishte vënë në shënjestër nga njerëzit, të cilët e kritikuan atë për peshën e saj ose për çështjet rreth LGBT-së.
Këngëtarja dhe kompozitorja, e cila është biseksuale, u bëri thirrje fansave të “injorojnë atë” dhe të largohen nga rrjetet sociale, si Instagram dhe Twitter.
Ajo thotë: “Jam duke menduar, duke mësuar. Në fillim unë u përgjigja shumë. Tani e kam kuptuar se nuk mund ta mposhtësh urrejtjen me urrejtje. Gjëja më e mirë që duhet të bëni është t’i injoroni këta njerëz, edhe pse është shumë e vështirë”, shkruan albportal, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, biondina sot pritet të lansojë këngën e re në bashkëpunim me grupin “The Chainsmokers”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












