Lifestyle
Bebe Rexha e ftuara e nderit te Michelle Obama
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdon karrierën e saj të suksesshme duke u kthyer në një emër të rëndësishëm në industrinë e muzikës botërore.
Rexha së fundmi ka befasuar studentët në Universitetit të Tampas në Florida, duke performuar para tyre në atë njihet si “Dita e Këndimit në Kolegje”.
Këngëtarja shqiptare ka qenë njëra ndër të ftuarit e nderit e organizatores Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, që qeverisi në SHBA përgjatë viteve 2009-2017, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Teksa është takuar dhe fotografuar me ish-zonjën e parë, Bebe Rexha publikoi një fotografi në rrjetin social nga ky takim, në mbishkrimin e së cilës i ka dhënë një epitet të veçantë Michelles.
“Me presidenten time të ardhshme, zonjën Michelle Obama”, janë fjalët e këngëtares shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Mesa duket Bebe Rexha shpreson se ashtu si bashkëshorti i saj, edhe Michelle të ketë një të ardhme të ndritur në politikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












