Lajme
BE-ja vendos rregulla më të ashpra ndaj gjigantëve të teknologjisë
Gjigantët e sektorit të teknologjisë, duke përfshirë Facebook, Google, Twitter dhe TikTok, mund të përballen me rregulla më të ashpra për përmbajtjen në internet në BE, për shkak të numrit të madh të përdoruesve.
Rregullat e reja, të njohura si Akti i Shërbimeve Dixhitale (Digital Services Act, DSA), i etiketojnë kompanitë me më shumë se 45 milionë përdorues, si platforma shumë të mëdha në internet (Very Large Online Platforms, VLOPs) dhe janë subjekt i detyrimeve si, menaxhimi i rrezikut dhe auditimi i jashtëm i pavarur. Atyre u kërkohet gjithashtu të ndajnë të dhëna me autoritetet dhe studiuesit dhe të miratojnë një kod sjelljeje.
Komisioni Europian u kishte dhënë platformave online dhe motorëve të kërkimit kohë deri më 17 shkurt për të publikuar numrin e përdoruesve aktivë mujorë. Platformat e cilësuara VLOP kanë katër muaj kohë për të respektuar rregullat ose rrezikojnë gjoba.
Twitter deklaroi se ka mesatarisht 100.9 milionë përdorues mujorë në BE, bazuar në një vlerësim të 45 ditëve të fundit.
Alphabet, në pronësi të Google, ofroi disa shifra të mbështetura në llogaritë e përdoruesve dhe shifra të tjera të bazuara te përdoruesit që kanë hyrë në account, duke pohuar se përdoruesit mund të përdorin shërbimet e saj, si në rastin kur kanë hyrë në llogari, si në rastin kur kanë dalë prej saj.
Kompania deklaroi se numri mesatar mujor i përdoruesve të identifikuar ishte 278.6 milionë në Google Maps, 274.6 milionë në Google Play, 332 milionë në Google Search, 74.9 milionë në Shopping dhe 401.7 milionë në YouTube.
Apple deklaroi se vetëm App Store, i krijuar për iPhone-t e saj, me më shumë se 45 milionë përdorues mujorë, mund të konsiderohet si një platformë shumë e madhe në internet. Por do të zbatojë të njëjtat rregulla edhe për App Store për iPad, kompjuterë Mac, Apple Watch dhe TV, si dhe për abonimet me pagesë për e-book dhe podcast të Apple Books.
Amazon deklaroi se ka më shumë se 45 milionë përdorues në BE, ndërsa Microsoft pohoi se motori i tij i kërkimit Bing ka pasur mesatarisht 107 milionë përdorues mujorë në gjashtëmujorin e dytë të 2022.
AliExpress, faqja e-commerce e Alibaba Group Holding deklaroi se numri mesatar i përdoruesve mujorë në BE i kaloi 45 milionë nga data 1 gusht e vitit të kaluar deri më 31 janar të këtij viti.
TikTok ka mesatarisht 100.9 milionë përdorues mujorë në BE, mbështetur në një vlerësim të 45 ditëve të fundit.
EBay (EBAY.O) tha se është nën kufirin e numrit të përdoruesve të BE-së.
Meta Platforms deklaroi se kishte mesatarisht 255 milionë përdorues aktivë mujorë në Facebook në BE dhe rreth 250 milionë përdorues mujorë aktivë në Instagram në gjashtë muajt e fundit të 2022. Kompanitë duhet t’i komunikojnë numrin e përdoruesve çdo gjashtë muaj. /Reuters
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














