Ukraina
BE: Ukraina ka mbështetje të pakufizuar, duhet ta fitojë luftën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha përpara samitit BE-Ukrainë që do të zhvillohet javën e ardhshme, se Kievi e ka mbështetjen e pakushtëzuar të Bashkimit Evropian.
“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë nëse dhe por”, tha Von der Leyen në një fjalim më 28 janar në Duseldorf të Gjermanisë.
“Ukraina po lufton për vlerat tona të përbashkëta, po lufton për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për parimet e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, shtoi ajo.
Von der Leyen dhe kolegët e Bashkimit Evropian planifikojnë një samit BE-Ukrainë më 3 shkurt.
Dje, Këshilli i Bashkimit Evropian vazhdoi edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik./Reuters
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










