Lajme
BE-ja synon reduktimin e gazit rus deri në 90 për qind
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të zvogëlojnë sasinë e naftës së importuar nga Rusia me rreth 90 për qind deri në fund të vitit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se në Samitin e Liderëve të BE-së të mbajtur në Bruksel arritën marrëveshje që të zbatojnë sanksione të naftës kundër Rusisë për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës.
Në një deklaratë, Von der Leyen tha se kjo marrëveshje do të zvogëlojë me rreth 90 për qind importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një deklaratë nga media sociale, duke dhënë një normë të ndryshme lidhur me sasinë, tha se importet e naftës nga Rusia do të pakësohen me dy të tretat.
Michel vuri në dukje se “burimi serioz i të ardhurave” që Rusia përdor për luftën do të pakësohet dhe se do të vazhdojnë presionin mbi këtë vend.
Sberbank do të përjashtohet nga sistemi SWIFT
Michel tha se në paketën e 6-të të sanksioneve që liderët e BE-së ranë dakord mbrëmë, përfshihet edhe përjashtimi nga sistemi SWIFT i Sberbank, një prej bankave më të mëdha të Rusisë si dhe ndalimin e televizioneve shtetërore ruse.
Po ashtu përveç paketës së sanksioneve, vendet e BE-së arritën marrëveshje që së bashku me vendet G7 të përmbushet nevoja e Ukrainës për likuiditet.
Michel theksoi se me këtë qëllim BE-ja është e gatshme të dhurojë 9 miliardë euro për Ukrainën dhe se ata do të mbështesin rindërtimin e Ukrainës.
Hungaria del kundër
Në propozimin e KE-së të përgatitur rreth një muaj më parë, përfshihej që furnizimi me naftë të papërpunuar nga Rusia të përfundonte gradualisht brenda 6 muajve, ndërsa furnizimi me produkt të rafinuar deri në fund të vitit.
Disa vende anëtare, kryesisht Hungaria, ishte kundër ndalimit të importit të naftës. Hungarisë, Sllovakisë dhe Çekisë iu dha kohë shtesë lidhur me importin e naftës nga Rusia.
Pavarësisht kësaj, Hungaria kundërshtonte ndërprerjen e plotë të importit deri kur të sigurohej plotësisht siguria e saj për furnizimin me energji.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në hyrje të Samitit të Liderëve të BE-së tha se KE-ja ka përgatitur propozimin pa u konsultuar me ata dhe se ka “vepruar në mënyrë të papërgjegjshme”.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











