Kosova
BE-ja do të miratojë një dokument për Kosovën dhe Serbinë, kërkohet themelimi i Asociacionit
Bashkimi Evropian pritet të miratojë më 17 dhjetor një draft me konkluzione, në të cilat pritet t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet e dala nga dialogu.
Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të dala nga dialogu Kosovë-Serbi, ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, do të jetë kërkesa kryesore për Kosovën dhe Serbinë, sipas konkluzioneve të draft-dokumentit të zgjerimit që ka përgatitur BE-ja. Ky dokument, që e ka parë DW, pritet të hidhet për miratim më 17 dhjetor në takimin e ministrave të BE-së.
Çfarë përmban dokumenti i konkluzioneve?
Në dokumentin e ri të BE theksohet, se rrugëtimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime. Po ashtu në dokument përmendet edhe situata në veriun e Kosovës, sidomos pas shpërthimit muajin e kaluar në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, por Serbia e mohon kategorikisht përfshirjen.
“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për deeskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokative që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të evitojnë retorikën përçarëse“, thuhet në draftin e dokumentit të BE-së.
BE: Duhet filluar puna për Asociacionin
Më 17 dhjetor pritet të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Në dokument thuhet, se “këshilli e përsërit, se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars të vitit 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja”.
Kosovës në mënyrë të veçantë i kërkohet ta fillojë punën për “miratimin e draft-statutit evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draft-statutit, të cilin palëve ua ka paraqitur ndërmjetësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja”, thuhet në këtë draft dokument.
Në tetor të vitit 2023, BE i dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia e mbështetën atë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












