Shqipëria
BE: Partitë të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhely, kanë reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, ku deri më tani po prin Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike, e treta renditet LSI dhe e katërta PSD. Në një deklaratë për mediat, zyrtarët u bëjnë thirrje partive politike të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Ndër të tjera, në deklaratën e përbashkët të zyrtarëve evropianë theksohet se zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë palëve të përfshira në numërimin e votive të veprojnë në përputhje me procedurat e vendosura. Të gjitha forcat politike tani duhet të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit, si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të respektuar parimin demokratik të rezultatit të zgjedhjeve. Çdo parregullsi e pretenduar duhet të jetë në fokus të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe rastet duhet të hetohen siç duhet, përfshirë blerjen e votës”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri po shkon drejt fundit.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














