Lajme
BE nxiton të hartojë ligj për rusët që po i ikin rekrutimit të urdhëruar nga Putini
Një takim urgjent i ambasadorëve të BE-së, të 27 vendeve anëtare të bllokut eshte planifikuar të zhvillohet të hënën në Bruksel, në kuadër të të ashtuquajturës “Mekanizëm i Integruar i Reagimit ndaj Krizës Politike”, njoftoi një zëdhënës i presidencës çeke të BE-së.
Mbajtja e takimit dëshmon angazhimin tonë për të koordinuar një përgjigje efektive lidhur me zhvillimet aktuale në Rusi dhe Ukrainë. Ambasadorët duhet të informohen nga ekspertë, dhe rreth perspektivave dhe shqetësimeve të vendeve të ndryshme”, tha zëdhënësi.
Deri më tani, 27 vendet e bllokut nuk kanë arritur të jenë në një linjë të përbashkët në trajtimin e shtetasve rusë që nuk duan të luftojnë për Rusinë kundër Ukrainës. Paniku u shkaktua pas urdhërit të presidentit, Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm të ushtarëve rezerve.
“Ne nuk do të lejojmë që rusët të hyjnë në Poloni, madje as ata që pretendojnë se po ikin nga mobilizimi”, tha zëvendësministri i Brendshëm i Polonisë, Maciej Wąsik.
Duke përmendur sigurinë kombëtare të Polonisë, ai tha se nuk do të kishte hapje të kufirit për të ndihmuar shtetasit rusë.
“Vetëm në raste individuale, kur një qytetar rus mund të provojë se ai ose ajo përballet me torturë ose persekutim për arsye politike në Rusi, Polonia mund të zbatojë rregullat e azilit dhe t’i japë atij mbrojtje”, shtoi ai.
“Fakti që shumë burra rusë po përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak në Ukrainë është një shenjë e mirë”, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit, në Berlin.
“Por, çështja është të gjendet “një zgjidhje e qëndrueshme” së bashku me vendet e tjera anëtare të BE-së”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












