Lajme
BE: Nuk kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiç
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja nuk ka ende përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ftesën për një takim këtë javë në Bruksel.
“Ne kemi thënë mjaft sa i përket pritjeve tona, pasojave të mundshme dhe hapave. Çështja kryesore është të kemi takim këtu në Bruksel dhe rreth kësaj, në këtë moment, nuk kam asgjë për të saktësuar”, tha Stano gjatë një konference për media.
Megjithatë, Stano shtoi se “deri në fund të javës ka akoma kohë”, por se nuk mund të konfirmojë ndonjë datë apo kohë për takimin e ftuar nga përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Burimet diplomatike të REL-it thonë se takimi mund të zhvillohet më 22 ose 23 qershor, ndërsa përmendin gjithashtu mundësinë që Kurti dhe Vuçiç të mos kenë takim direkt por vetëm takime bilaterale me Borrell.
Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë./Reuters
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









