Lajme
BE, nën sulmet e programeve të spiunazhit
Demokracia e BE-së është nën sulm nga metodat në rritje të programeve të spiunazhit që shkelin të drejtat e privatësisë, sulmojnë shtypin e lirë dhe mbrojnë qeveritë nga hetimet, thuhet në një raport të ri nga një komitet i Parlamentit Evropian.
Pasi një program i tillë të instalohet në një pajisje, i lejon palët e treta të kryejnë mbikëqyrje në kohë reale, të gjejë fjalëkalime dhe dosje sensitive, të gjurmojë vendndodhjet dhe të vendosin edhe informacione dashakeqëse.
Zakonisht një program i tillë instalohet përmes një aplikacioni ose websajti dhe lë shumë pak gjurmë për zbulimin e tij.
Si Pegasus, i zhvilluar nga kompania me bazë në Izrael NSO Group, edhe Predator, një version më pak i sofistikuar, është ndër më të njohurit në gjithë Evropën.
Raporti, i paraqitur si një draft version të martën, akuzon vendet e BE-së për praktikimin e “omerta”, kodi i heshtjes, i lidhur fillimisht me mafien italiane, dhe mbulimin e njëri-tjetrit për të penguar hetimin.
“Skandali i atyre që njihen si spyware, nuk është një seri rastesh të izoluara abuzimi, por një çështje më e përhapur se kaq” , thotë raporti.
Raporti përshkruan një pamje të zymtë të një kontinenti që është bërë një “vend tërheqës” për ata që kanë qëllime dashakeqëse, dhe mbetet “i papajisur” me mjete për të mbrojtur institucionet e tij demokratike nga kërcënimet e brendshme.
Dokumenti emërton katër vende të BE-së, në të cilat spyware janë përdorur në mënyrë të paligjshme kundër qytetarëve – Polonia, Hungaria, Greqia dhe Spanja – dhe një i pestë nën dyshim – Qipro./tch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











