Lajme
BE-ja ndihmon Shqipërinë e Greqinë për ballafaqim me zjarret
Komisioni Evropian po mobilizon mbështetje emergjente për Greqinë dhe Shqipërinë, të cilat kanë aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së në përgjigje të zjarreve të fuqishme.
Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) ka mobilizuar menjëherë burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Greqinë.
Kjo mbështetje përfshin dy avionë zjarrfikës “rescEU’’ nga Italia, një helikopter “rescEU” nga Franca dhe një helikopter të ofruar nga Serbia.
Për më tepër, ekipet e zjarrfikësve në tokë janë vendosur nga Çekia, Franca, Italia, Serbia dhe Rumania, ndërsa zjarrfikësit rumunë, maltezë dhe moldavë, të prepozuar tashmë në Greqi, ishin ndër reaguesit e parë që luftuan me zjarret në Greqi.
Mbështetja për Shqipërinë përfshin një avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania me kapacitet 6 tonë ujë. Avioni do të dislokohet më 14 gusht. Komisioni po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme sipas nevojës.
Si pjesë e masave të saj të gatishmërisë për sezonin e sivjetshëm të zjarreve, BE-ja ka përmirësuar “rescEU” dhe Rezervën Evropiane të Mbrojtjes Civile, e cila tani përfshin 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 shtete anëtare.
Për më tepër, gjatë sezonit të zjarreve, mbi 540 zjarrfikës nga 12 vende janë vendosur në vende kyçe në gjithë Evropën, të gatshëm për të ndihmuar brigadat lokale të zjarrfikësve kur është e nevojshme.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










