Lajme
BE: Numri më i lartë i emigrantëve të paligjshëm që nga viti 2016
Numri i emigrantëve të paligshëm të zbuluar në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian nga fillimi i këtij viti deri në fund të gushtit ka arritur në nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë që nga viti 2016.
Sipas të dhënave paraprake të zbuluara nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex, në tetë muajt e parë të këtij vit janë shënuar pothuajse 188.200 hyrje të parregullta në kufijtë e jashtëm të bllokut, duke shënuar një rritje prej 75 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton SchengenVisaInfo.com.
Ndërsa vetëm në muajin gusht janë regjistruar rreth 32.800 kalime të paligjshme, duke shënuar gjithashtu një rritje krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, prej 35 për qind.
“Rruga e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë rruga më aktive e migracionit në BE me 15.900 zbulime në gusht, 141 për qind më shumë se vitin e kaluar. Numri i lartë i kalimeve të paligjshme të kufirit mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura të kalimit nga emigrantët tashmë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor”, theksohet në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Frontex më 9 shtator.
Gjithashtu, theksohet se rruga e Mesdheut Qendror vazhdon të përballet me presionin e numrit të lartë të mbërritjeve të parregullta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










