Lajme
Kundërshtohet ideja për ndalimin e vizave për qytetarët rusë
Borrell tha se nuk është ide e mirë t’u ndalohet hyrja në BE të gjithë rusëve, duke sugjeruar që vendet e BE-së të aplikojnë një qasje më selektive
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaron se nuk e mbështet idenë për ndalimin e vizave për qytetarët e Rusisë.
Këtë deklaratë ai e bëri para takimit që ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së do ta mbajnë javën e ardhshme në Pragë.
Borrell tha se nuk është ide e mirë t’u ndalohet hyrja në BE të gjithë rusëve, duke sugjeruar që vendet e BE-së të aplikojnë një qasje më selektive, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Përveç kësaj, ai vuri në dukje se mbi 300,000 rusë u larguan nga vendi i tyre që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe tha se BE-ja nuk duhet t’i mbyllë dyert e saj për këta qytetarë.
Ai shtoi se BE-ja nuk kufizon lëvizjen e qytetarëve të pafajshëm.
“Oligarkëve, natyrisht, nuk duhet t’ua hapim derën. Këtyre rusëve duhet t’u bllokojmë hyrjen. Por ka shumë rusë që duan të ikin nga vendi, sepse nuk duan të jetojnë në këtë situatë”, tha Borrell.
Në mënyrë të ngjashme, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë gjithashtu se vendosja e një ndalimi të hyrjes për rusët nuk është një ide e mirë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












