Lajme
BE-ja gjobit disa banka zvicerane dhe britanike me 344 milionë euro
Komisioni Evropian njofton se ka gjobitur disa banka për pjesëmarrje në një kartel të tregtimit valutor, i njohur si “Sterling Lads”.
Pas një hetimi, KE-ja gjobiti me një total prej 344 milionë eurosh bankat zvicerane UBS dhe Credit Suisse dhe huadhënësit në Britani të Madhe si RBS, HSBC dhe Barclays.
Hetimi zbuloi se disa tregtarë që vepronin në emër të këtyre bankave dhe ishin të ngarkuar me tregtimin e valutave devizore të G10 (i referohet grupit të vendeve që marrin pjesë në Marrëveshjet e Përgjithshme për Huamarrje), monedhave më likuide dhe të tregtuara në nivel botëror.
“Vendimet tona për të gjobitur UBS, Barclays, RBS, HSBC dhe Credit Suisse dërgojnë një mesazh të qartë se Komisioni mbetet i përkushtuar për të siguruar një sektor financiar të shëndoshë dhe konkurrues që është thelbësor për investime dhe rritje. Sjellja e fshehtë e pesë bankave minoi integritetin e sektorit financiar në kurriz të ekonomisë evropiane dhe konsumatorëve”, tha shefja e Konkurrencës në BE, Margrethe Vestager.
UBS mori imunitet pasi zbuloi ekzistencën e kartelit duke ka shmangur një gjobë prej 94 milionë euro. Tri banka të tjera bashkëpunuan me hetimin, ku HSBC u gjobit me 174.3 milionë euro, Barclays me 54.3 milionë euro dhe RBS (tani NatWest) me 32.5 milionë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











