Kosova
BE-ja hesht për themelimin e ekipit të Serbisë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE
Edhe pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka formuar ekipin për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka hezituar të thotë se një sjellje e tillë e Beogradit shkel marrëveshjen për normalizimin e raporteve.
Një artikull i asaj marrëveshjeje e thotë qartë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
“Nuk dua të hyj në komente të asaj se çfarë ka thënë dhe çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq. Unë mund të përsëris se bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia, ashtu edhe Kosova pa vonesa duhet të nisin të implementojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur është fjala te Këshilli i Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës. Nëse ata dështojnë, apo nëse vazhdojnë të dështojnë në implementimin e asaj për çfarë janë pajtuar, kjo do të ketë pasoja serioze. Këto pasoja janë të lidhura me integrimin e tyre në BE”, ka thënë zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.
Pas dhjetë ditësh pritet që Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës të votojë për dhënien e pëlqimit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Për të kaluar ky vendim duhet dy të tretat e votave në këtë Asamble.
Pastaj vendimin formal për të pranuar Kosovën e miratojnë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në takimin e tyre në muajin maj, duke vendosur po ashtu me shumicën prej dy të tretave. Serbia tash thotë se do të angazhohet për të “luftuar si asnjëherë më parë për ta parandaluar këtë”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












