Lajme
BE ende pa konsensus për ndalimin e plotë të gazit rus
Aktualisht nuk ka marrëveshje në Bashkimin Evropian për vendosjen e një ndalimi të plotë të importit të burimeve ruse të energjisë, si gazi dhe nafta, tha sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.
Në një intervistë për gazeten gjermane, “Die Welt”, ai ka bërë të ditur se kjo do të diskutohet sërish në samitin e ardhshëm të liderëve të BE-së në maj.
Komisioni ndoshta do t’u dërgojë propozime anëtarëve të BE-së këtë javë për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.
“Ndërprerja e importeve të naftës dhe gazit apo sanksionet do të ishin të rëndësishme për të ushtruar presion mbi Putinin dhe që ai të sillet në tryezën e bisedimeve”, tha Borell.
Por, siç shtoi ai, “për momentin ne në BE nuk kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje”.
“Disa anëtarë e kanë bërë të qartë se nuk do të mbështesin embargon ndaj naftës ose gazit rus. Kjo do të thotë se nuk ka ende marrëveshje në BE për këtë,” tha Borell, përcjell Albinfo.ch.
Kjo është arsyeja pse propozimi përfundimtar për sanksionet për naftën dhe gazin nuk është në tryezë, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













