Lajme
BE-ja, e shqetësuar për dhunën në Francë
"Po përdoret forcë e panevojshme ndaj protestuesve"
Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunia Mijatoviç, shprehu shqetësimin e saj sot për përdorimin e tepruar të dhunës ndaj protestuesve që protestojnë kundër reformës së pensioneve dhe i bëri thirrje Francës që të respektojë të drejtën e tyre për të demonstruar, përcjell albinfo.ch.
“Kishte incidente të dhunshme, duke përfshirë disa që synonin forcat e rendit dhe ligjit”, tha Komisionerja në njoftimin e saj.
“Por veprimet sporadike të dhunshme nga disa protestues apo akte të tjera të dënueshme nga persona të tjerë gjatë një demonstrate nuk mund të përdoren për të justifikuar përdorimin e tepruar të forcës nga aktorët shtetërorë. Këto akte gjithashtu nuk janë të mjaftueshme për t’i privuar protestuesit paqësorë nga e drejta e tyre për tubim”, shtoi ajo.
“U takon autoriteteve të mundësojnë ushtrimin efektiv të këtyre lirive, duke mbrojtur protestuesit paqësorë dhe gazetarët që mbulojnë këto protesta nga dhuna policore dhe nga individët e dhunshëm që veprojnë brenda ose në periferi të tubimeve”, vazhdoi Mijatovic.
Ditët e fundit, shoqatat e avokatëve, shoqatat e gjyqtarëve dhe politikanët e majtë kanë denoncuar brutalitetin e policisë në protestat kundër reformës së pensioneve. Gazetarët pa Kufij (RSF) i bënë thirrje sot ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanen, që t’i japë fund dhunës së policisë ndaj gazetarëve.
Mijatoviç shprehu gjithashtu shqetësim për arrestimin dhe ndalimin e disa protestuesve dhe njerëzve të afërt me demonstratat, duke vënë në pikëpyetje “domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e masave”. Duke iu përgjigjur deklaratave të Darmanen, ajo komentoi se “mos shpallja e një demonstrate nuk mjafton në vetvete për të justifikuar shkeljen e të drejtës për lirinë e tubimit paqësor, as sanksionet penale të vendosura ndaj pjesëmarrësve.”
Ministri francez kishte thënë të martën se pjesëmarrja në një demonstratë të paparalajmëruar ishte një “vepër” për të cilën pjesëmarrësit mund të arrestoheshin. Darmanen tha sot se në kuadër të protestave po hapen 11 hetime gjyqësore për incidentet e brutalitetit policor gjatë javës së fundit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











