Lajme
BE do t’i mbajë njëherë vaksinat për vete
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon për momentin furnizimet me vaksina për vendet më të varfra. Për shkak të mungesës së vaksinës në vendet e BE ka një presion shumë të madh të brendshëm.
Me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për dhurime të vaksinës nga BE drejt vendeve më të varfra. “Tani ka një trysni shumë të madhe të brendshme në shtetet anëtare për të siguruar vetë vaksinën”, tha von der Leyen për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Ajo kujtoi iniciativën Covax të OKB-së me të cilën u mundësohet qasje tek vaksina vendeve më të varfra, dhe ku BE jep një mbështetje prej 2,2 miliardë eurosh. Covax ka shpërndarë ndërkohë 30 milionë doza në 52 vende. “Një mekanizëm shtesë, me të cilën ne si union e ndajmë vaksinën me vende të tjera, do ta fillojmë, kur të kemi një situatë më të mirë prodhimi në BE”, u shpreh von der Leyen.
Grindja me britanikët
BE lejon eksportimin e vaksinës kundër Coronës, megjithëse në vendet anëtare nuk ka vaksina të mjaftueshme. Këtë nuk mund t’ua shpjegosh më dot qytetarëve në Europë, tha von der Leyen. Sipas të dhënave të saj, që nga 1 shkurti janë eksportuar të paktën 41 milionë doza nga BE, megjithëse vaksina mungon në vendet e BE, dhe vaksinimi ecën shumë ngadalë. 10 milionë doza shkuan në Britaninë e Madhe. “Unë nuk mund t’ia shpjegoj qytetarëve europianë, pse ne eksportojmë miliona doza në vende që prodhojnë vetë vaksina, dhe prej tyre nuk vjen asgjë”, u shpreh presidentja e KE, Ursula von der Leyen.
“Ne jemi të hapur, por kjo duhet të jetë proporcionale, dhe të bazohet në reciprocitet”, shtoi von der Leyen, e cila kritikoi prodhuesin britaniko-suedez të vaksinës, AstraZeneca që në tremujorin e parë ofroi vetëm 30% të sasisë së dakorduar me BE. Nga ana kontraktuale është e qartë, që BE merr vaksinë të AstraZenecas edhe nga fabrikat në Britaninë e Madhe. “Nga britanikët ne nuk kemi marrë asgjë, në një kohë që ne ofrojmë vaksinë.”
AstraZeneca prodhon në disa fabrika në BE. “Ne e kemi mundësinë të ndalim një eksport të planifikuar. Ky është mesazhi ndaj AstraZenecas: ti i përmbush kontratën kundrejt Europës, para se të fillosh të eksportosh në vende të tjera”, theksoi Ursula von der Leyen. Në një samit në fundjavë, BE do të vendosë se sa do t’i shtrëngojë frerët.
Nga ana e saj qeveria britanike paralajmëron BE në rast të ndalimit të eksportit me vaksinën e AstraZeneca. Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace tha për median britanike, Skynews se ndalimi i eksportimit do të ishte “kontraproduktiv”. Një ndalim i eksportit për vaksinat do t’i dobësonte mundësitë e fushatës europiane të vaksinimit. Kjo do të dëmtonte “reputacionin” e BE, tha Wallace. Ndryshe nga vendet e BE, Britania e Madhe ka ecur shumë përpara me vaksinimin. Sipas të dhënave të qeverisë, çdo i dyti i rritur ka marrë dozën e parë të vaksinimit./DW
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç













