Lajme
BE autorizon 659 milionë euro mbështetje për Gjermaninë për ndërtimin e fabrikave të çipave
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë ndihme shtetërore prej 659 milionë eurosh, të akorduar nga Gjermania për ndërtimin e katër impianteve të reja për prodhimin e gjysmëpërçuesve.
Vendimi synon të mbështesë zhvillimin e industrisë së çipave në Evropë dhe të rrisë kapacitetet prodhuese të kontinentit në një sektor strategjik për teknologjinë moderne. Komisionerja evropiane për tranzicionin e pastër, të drejtë dhe konkurrues, Teresa Ribera, deklaroi se investimet në këtë fushë do të kontribuojnë në forcimin e pavarësisë teknologjike dhe konkurrueshmërisë së Bashkimit Evropian.
Sipas Komisionit Evropian, projektet do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë nga furnizuesit e huaj dhe të përmirësojë pozicionin e saj në zinxhirin global të prodhimit të gjysmëpërçuesve.
Financimi gjerman do të shpërndahet në disa projekte kryesore:
353 milionë euro për një fabrikë në Baesweiler, në landin Renania Veriore-Vestfali, që do të prodhojë çipa me përbërës silici dhe karboni;
214 milionë euro për një impiant në Itzehoe, Schleswig-Holstein, për prodhimin e çipave “Silicon Power MOSFETs”;
74 milionë euro për pajisje të avancuara matëse optike dhe teknologji të filmave të hollë në Weilburg, Hessen;
18 milionë euro për dy njësi të specializuara të prodhimit të çipave në Mynih.
Projektet do të financohen përmes bashkëpunimit mes qeverisë federale gjermane dhe autoriteteve rajonale. Kompanitë që do të përfitojnë nga mbështetja janë zotuar të kontribuojnë në zhvillimin e industrisë evropiane të gjysmëpërçuesve dhe të bashkëpunojnë me universitete e qendra kërkimore.
BE ka vendosur si objektiv që deri në vitin 2030 të dyfishojë pjesën e saj në prodhimin botëror të çipave, duke e rritur nga rreth 10% aktualisht në 20%.
Deri tani, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbështetur projekte në këtë sektor me rreth 14 miliardë euro. Megjithatë, rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore mbeten të rrepta, për të garantuar që subvencionet publike të mos krijojnë avantazhe të padrejta për ekonomitë më të mëdha ndaj vendeve më të vogla.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













