Lajme
BBC: Sulmi në Poloni nuk duket të jetë i qëllimshëm
Thuhet se kur raketat ruse hidheshin në objektiva kaq afër kufirit të Polonisë, dhe kur mbrojtja ajrore e Ukrainës aktivizohej për t’i goditur ato, ishte ndoshta vetëm çështje kohe para se të ndodhte diçka e tillë, përcjell albinfo.ch.
Fakti që një raketë ra në anën e kufirit të Polonisë është sigurisht një zhvillim shqetësues, jo vetëm për Poloninë, por për të gjitha shtetet në kufijtë perëndimorë të Rusisë dhe Ukrainës.
Tutje, ai thotë se Moldavia është ankuar tashmë për efektin e raketave ruse të lëshuara pranë kufijve të saj.
“Por ajo që ka rëndësi këtu është se cili ishte objektivi i synuar, kushdo që e lëshoi raketën. Dhe, deri më tani nuk ka asnjë tregues se Rusia synonte qëllimisht diku përtej kufijve të Ukrainës”, thotë Gardner.
Kremlini, thotë ai, e di se një veprim i tillë potencialisht do të aktivizonte nenin 5 të kushtetutës së NATO-s, duke sjellë teorikisht të gjithë aleancën në mbrojtjen e Polonisë.
“NATO-ja nuk dëshiron të jetë në këtë pozicion, veçanërisht vetëm një ditë pasi shefat e spiunazhit të Rusisë dhe Amerikës sapo janë takuar për të diskutuar se si të shmangin përshkallëzimin e panevojshëm në këtë luftë”.
“Pjesa më e madhe e furnizimeve jetike të Ukrainës me armë mbrojtëse kalon përmes Polonisë. Nëse do të synohej qëllimisht, do të ishte një çështje tjetër. Por këtu nuk duket se është kështu”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










