Lajme
Bazë e NATO-s në portin e Durrësit, Rama takon Stoltenberg në Bruksel
Më 13 korrik Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do takohet me kryeministrin Edi Rama në Bruksel. Takimi bëhet i ditur nga zyra e shtypit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Pak ditë më parë kryeministri Rama paralajmëroi vizitën mes sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, ku siç tha do të diskutohet lidhur me bazën e re të NATO-s në portin e Durrësit.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët më 1 korrik, Rama tha se në bashkëpunim me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e ri të Durrësit që do të ketë një vlerë të madhe strategjike për Shqipërinë.
“Kemi folur për projektin tonë, do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e Durrësit, që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake”, u shpreh Rama disa ditë më parë./euronews
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











