E-Diaspora

Bashkohen refugjatët, ndër ta edhe shqiptarët e Kosovës

Refugjatët në Kussaberg të Gjermanisë janë bërë bashkë, duke zhvilluar shumë aktivitete për të dëshmuar se mund të jetojnë së bashku dhe të ketë sa më shumë ura lidhëse ndërmjet vendeve

Njerëzit vijnë nga Siria, Afganistani, Libani, Kosova, Nigeria, Gambia dhe kanë një gjë të përbashkët. Të gjithë janë refugjatë dhe kanë gjetur Kussaberg, si një vend të sigurt për të qëndruar, shkruan albinfo.ch.

Ata janë të mbikëqyrur dhe kanë kujdes të madh, derisa kushtet e jetesës janë shumë të mira. Tashmë është ndërmarrë një iniciativë që ata të kenë organizime të përbashkëta, ndërsa njëri ndër përkrahësit është edhe kryetari Manfred Weber.

Ai mori pjesë në organizimet e shumta. “Ne mund të jemi krenarë për atmosferën dhe bashkëjetesën që po zhvillohet në Kussaberg”, ka thënë Weber. Ai shtoi se pa vullnetarë, kjo nuk do të ishte e mundur. Ata kanë promovuar shumë ide për bashkëjetesën.

Refugjatët kanë shumë aktivitete të përbashkëta. Koncerte, pasdite me kafe, festa kulturore, janë disa nga aktivitetet e refugjatëve.

Këto aktivitet po përkrahen edhe nga shqiptarët e Kosovës, që jetojnë si refugjatë në Gjermani, përkatësisht në këtë vend.