CH-Ballkani
Bashkimi kombëtar, ideal që nuk shuhet kurrë
“Bashkimi kombëtar është një ideal që nuk shuhet kurrë”, është shprehur Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Në një intervistë të tij për “Kohavisionin”, ku ai ka folur për marrëdhëniet e tij me Kosovën që nga fëmijëria e deri në kohën e pavarësisë, duke folur për shpalljen e Republikës së Kosovës, ka thënë se kur arritjet maksimale nuk janë të mundshme, duhet pranuar arritjet optimale, përcjell albinfo.ch.
Duke uruar një zhvillim sa më të madh dhe të qëndrueshëm për Shqipërinë dhe Kosovën, Berisha ka thënë se ideali i bashkimit kombëtar nuk vdes kurrë.
Duke folur për takimin e tij aq të njohur me presidentin amerikan George W. Bush më 2007, kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se presidenti amerikan e kishte pyetur se kur mendonte se duhej shpallur pavarësia e Kosovës.
Teksa ka kujtuar këtë takim, Berisha ka thënë se stafi i presidentit amerikan ishin shtangur duke menduar që ai do të kërkonte që Kosova të shpallej e pavarur brenda dy javësh.
Por sipas tij, ai i kishte thënë kreut amerikan Bush, që meqë ai e kishte ndarë mendjen për ta ndihmuar Kosovën, të merrte kohën e nevojshme.
“Nuk mund të them se SHBA-ja kishte një plan, një projekt për Kosovën, por ajo që i thash Bushit ishte se situata në Kosovë është dramatike. ‘Millosheviqi ka një projekt dhe ky projekt është ndarja e Kosovës, përzërja, spastrimi etnik i shqiptarëve dhe nisja e tyre drejt rrafshit të Dukagjinit dhe Shqipërisë’. I kam thënë se Shqipëria nuk po sulmon, por nëse Millosheviqi merr hapin më të vogël në këtë drejtim, shqiptarët do të hapin kufijtë dhe do të luftojnë si një komb të vetëm. ‘Ne kemi këtë histori, na ndanë e na copëtuan dhe prapë po na sulmojnë. Përse t’i lëshojnë njerëzit shtëpitë e tyre ku jetuan për 1000 vjet’. Aty më ktheu ‘Ke të drejtë’”, ka shpjeguar Berisha.
“Presidenti Bush ka shpallur vijën e kuqe për Kosovën”, ka thënë më tej ai Berisha.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











