Lajme
Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë
Zyrtarisht, Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë duke filluar nga java e ardhshme, teksa masat kundër koronavirusit po lehtësohen në mbarë bllokun, thanë autoritetet të mërkurën, më 11 maj, përcjell albinfo.ch.
Referuar, agjencisë për Siguri në Aviacion e BE-së tha se ky vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të shënojë “një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit ajror” për pasagjerët dhe punëtorët.
Udhëzuesi i ri “merr për bazë zhvillimet e fundit të pandemisë, veçmas nivelet e vaksinimit dhe imunitetit natyral dhe po ashtu shoqërohet me heqjen e kufizimeve nga një numër në rritje i shteteve evropiane”, thanë këto dy agjenci përmes një deklarate të përbashkët.
“Megjithatë, pasagjerët duhet të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë zgjedhjet e pasagjerëve të tjerë”, tha presidenti i Agjencisë për Siguri në Aviacion, Patrick Ky.
“Dhe nëse një pasagjer që teshtinë apo kollitet duhet që t’i sugjerohet që të mbajë maskë, për të mbrojtur pasagjerët e ulur pranë tij”, tha ai.
Përderisa këto rekomandime do të hyjnë në fuqi më 16 maj, rregulli për mbajtjen e maskave ende mund të varet nga vendimet e kompanive ajrore, të cilat kryejnë fluturimeve drejt vendeve të ndryshme, ku mund të ketë rregulla të ndryshme për pandeminë COVID-19.
Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Andrea Ammon, tha se larja e duarve dhe mbajtja e distancës fizike ende duhet të praktikohet, por operatorët ajrorë këshillohen që të mos vendosin masa të distancimit fizikë, nëse masa të tilla shkaktojnë pengesa.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










