CH-Ballkani
Bashkëkryetari i GP Zvicër-Kosovë uron popullin e Kosovës
"Uroj përzemërisht republikën e re për zgjedhjet e mbajtura me sukses. Të gjithë pjesëmarrësit e kanë pranuar në mënyrë korrekte rezultatin e zgjedhjeve, transferimi i palëve në pushtet do të rrjedhë në mënyrë të rregullt"
Politikani i ri dhe i njohur zviceran nga Partia Socialdemokrate, Cédric Wermuth, është prej vitesh i njohur dhe i afërt me komunitetin shqiptar të Zvicrës. Viteve të fundit, si deputet në Parlamentin e vendit, ai është bërë i njohur edhe si bashkëkryetar i Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë. Pikërisht në këtë cilësi ai i ka drejtuar një letër urimi popullit dhe politikanëve të Kosovës pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor atje.
Albinfo.ch sjell në vazhdim këtë letër, të përkthyer në gjuhën shqipe.
“Si bashkëkryetar i Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, uroj përzemërisht republikën e re për zgjedhjet e mbajtura me sukses. Të gjithë pjesëmarrësit e kanë pranuar në mënyrë korrekte rezultatin e zgjedhjeve, transferimi i palëve në pushtet do të rrjedhë në mënyrë të rregullt.
U dëshiroj të gjitha forcave demokratike sukses të shpejtë në negociatat e pritshme për koalicion.
Marrëdhëniet e popullit të Zvicrës me Kosovën janë të ngushta, shumë të ngushta, transmeton albinfo.ch. Kosova dhe historia e saj janë sot pjesë e Zvicrës dhe anasjelltas, prandaj ne duhet të jemi krenarë së bashku.
Unë, në seancën e parë të ardhshme të legjislaturës së re të Parlamentit të Zvicrës (nëse do të jem sërish pjesë e tij) do t`ia propozoj atij hartimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse bashkëpunimi në mes të Zvicrës dhe Kosovës (një të ashtuqajtur qasje “gjithëqeveritare”).
Dy vendet duhet të punojnë së bashku në baza të barabarta në fushat si: investimet, turizmi, arsimi, hulumtimet, siguria, sundimi i ligjit dhe kultura.
Shkollat profesionale zvicerane, universitetet dhe ndërmarrjet zvicerane duhet të hyjnë në bashkëpunim konkret me Kosovën dhe njerëzit e saj, përcjell albinfo.ch. Pres me kënaqësi që t`i bëj vizitën e parë zyrtare (të planifikuar) qeverisë së re në pranverën e vitit 2020″, përfundon letra.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














