Kosova
“Baroni i drogës” arrestohet në Kosovë

Gëzim Çela, i cili njihet si “baroni i drogës” në Shqipëri, është arrestuar të premten në Kosovë, raporton “Euronews”.
Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal.
Ai ishte shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrpusionit (SPAK) në kuadër të operacionit “Flakë në det”, ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.
Çela, që ka pasur bazën në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”.
Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë-Kuqe për trafik droge. Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Çelës në Fushë-Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës.
Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Evropës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinës në Kukës u arrestua shtetasi Erald Hysolli, me shtatë kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në Prishtinë u arrestuan në flagrancë tre persona, si dhe u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.
Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë-Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu nëntë armë, tre snajpera, granata dhe makina të blinduara. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”.
Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës dy muaj më parë. Kur policia rrethoi shtëpinë e Çelës në Mamurras, ai nuk ishte aty.
Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997./Euronews Albania
E-Diaspora
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka njoftuar se të dielën, me...
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
Jeta në Austri
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht? JJ, talenti i ri austriak, mahniti jurinë dhe audiencën në Festivalin e Këngës në Eurovision që...
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin