Sport
Barcelona e Reali e kërkuan Granit Xhakën
Ragip Xhaka, babai i yllit të Arsenalit, Granit Xhaka ka thënë se shumë klube e kanë kërkuar djalin e tij, duke përfshirë Realin dhe Barcelonan, derisa shumë e transferimit në Londër është 50 milionë euro. Kështu është shprehur Ragipi në televizionin publik të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
“Oferta e Arsenalit ishte marramendëse. Graniti nuk u largua për atë shumë të parave që është thënë nga gazetarët, por për 50 milionë euro, duke u bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë që largohet nga Bundesliga”, u shpreh Ragip Xhaka.
Ai shtoi se për djalin e tij kishte shumë oferta. “Kishim oferta edhe nga Barcelona, kemi pas kontakte edhe nga Real Madridi. Ka qenë oferta marramendëse e Arsenalit dhe është lojtari i tretë dhe shumë e kalimit të tij është 50 milionë euro”, ishin fjalët e Xhakës.
Gjithashtu ai konfirmoi se Graniti të martën do të vjen për pushime në Kosovë, derisa atë në aeroportin e Prishtinës do ta presin disa tifozët të organizuar të Arsenalit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










