Lajme
Banka Kombëtare e Zvicrës raporton humbje
Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka marrë një goditje prej 95.2 miliardë CHF (100 miliardë dollarë) për gjysmën e parë të këtij viti, kryesisht për shkak të humbjeve në pozicionet në valutë të huaj, përcjell albinfo.ch.
Pas një humbje prej 32.8 miliardë CHF në tremujorin e parë, 62.4 miliardë CHF u shtuan në tremujorin e dytë. Priteshin humbje të larta, por shifra është më e lartë nga sa kishin parashikuar ekonomistët.
Ndërsa pozicionet në valutë humbën 97.4 miliardë CHF, zotërimet e arit, të cilat mbetën të pandryshuara në terma volumorë, treguan një rritje të vlerësimit prej 2.4 miliardë CHF. Në pozicionet e frangave zvicerane, Banka Qendrore arriti një fitim të vogël prej 35.1 milionë CHF, shkruan swissinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











