Shqipëria
Banka Botërore mbështet Shqipërinë për rimëkëmbjen ekonomike
Është bërë e ditur se Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë që të forcojë transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave të veta, të zgjerojë burimet për rimëkëmbje e rritje dhe të mbështesë sektorë kyç që ofrojnë mundësi për rritje të qëndrueshme në të ardhmen.
Nga ana tjetër në njoftimin për shtyp nga BB, bëhet e ditur se Projekti i miratuar për Financimin e Politikave Zhvillimore (DPF) për Qëndrueshmëri Fiskale dhe Rritje Ekonomike, me vlerë 80 milionë dollarë, synon mbështetjen e reformave ristrukturuese dhe rimëkëmbje të qëndrueshme të Shqipërisë. Ky financim është pjesë e një programi më të gjerë të ofruar nga Grupi i Bankës Botërore dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Shqipërinë në menaxhimin e sfidave të krijuara pas tërmetit të fundit dhe krizës aktuale të COVID-19. Ndërsa goditja e dyfishtë nga tërmeti dhe COVID-19 e ka zhvendosur vëmendjen drejt masave emergjente afatshkurtra, qëllimi i këtij financimi është të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen e fokusit tek reformat afatgjata që synojnë rritjen e qëndrueshme të bizneseve dhe krijimin e vendeve të punës përmes forcimit të politikave, institucioneve dhe investimeve.
“Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për qëndrueshmëri fiskale dhe zhvillim ekonomik është element kyç për të siguruar rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë dhe rindërtim më të mirë menjëherë pasi të hiqen gradualisht kufizimet në jetën ekonomike që kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit publik,” tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. Projekti i sapoaprovuar ka mbështetur miratimin e reformave kyçe në Shqipëri për forcimin e transparencës dhe qëndrueshmërisë së financave publike. Publikimi i rregullt i raporteve për shpenzimet tatimore dhe reformat që lidhen me administratën tatimore mbështesin mobilizimin efektiv të të ardhurave. Forcimi i procesit të përzgjedhjes dhe monitorimit të Partneriteteve Publike Private (PPP-ve) do të çojë në rritjen e përfitimeve nga këto projekte.
Projekti gjithashtu ka ofruar mbështetje ndaj reformave thelbësore në sektorin financiar. Miratimi i kuadrit për zgjidhje jashtë gjyqësore të kredive problemore mundëson ristrukturimin e firmave dhe zgjidhjen e kredive me probleme. Ligji modern për shërbimet e pagesave lehtëson transaksionet dhe nxit shqiptarët të marrin pjesë në sistemin formal financiar. Kuadri i ri ligjor për tregun e kapitaleve dhe fondet e investimeve mund të çojë në katalizimin e një sistemi financiar më të gjallë dhe të larmishëm, duke ofruar më shumë mundësi për investime në ekonominë shqiptare. Së fundmi, projekti mbështet mundësitë kryesore sektoriale për rritje të qëndrueshme. Zgjerimi i aksesit në internet me shpejtësi të lartë në zonat rurale do të bëjë që më shumë shqiptarë të kenë mundësi të marrin pjesë në ekonominë dixhitale. Përmes forcimit në administrimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore të Shqipërisë, projekti ofron gjithashtu mbështetje në mbrojtjen e pasurive natyrore, të cilat janë jetike për sektorët kryesorë ekonomikë, përfshirë turizmin dhe bujqësinë.
Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Bankën Botërore, kanë zhvilluar konsultime me grupet e interesit në lidhje me masat specifike që mbështeten nga kjo hua, përfshirë përfaqësues të sektorit financiar, sektorit privat, rregullatorë, njësi të qeverisjes lokale, shoqata të biznesit, agjenci të mbrojtjes së mjedisit, universitete, OJQ, shoqata të përdoruesve të pyjeve, deputetë dhe partnerë të zhvillimit. Projekti për Financimin e Politikave Zhvillimore për Qëndrueshmërinë Fiskale dhe Rritjen Ekonomike është një hua e BNRZH-së me spread fiks, me një periudhë faljeje 3.5-vjet dhe afat shlyerjeje deri në 12 vjet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












