Jeta në Zvicër

Banesë të lirë nuk ka në qytete

Kërkesat për apartamente të reja i ka shtuar emigracioni. Vitin e kaluar, Zvicra regjistroi një prurje neto prej rreth 60 mijë emigrantëve, krahasuar me 72 mijë vitin e kaluar

Fabian Waltert, ekspert në Credit Suisse tha se trendi i mungesës së banesave është në rritje nga viti i kaluar. Normat e apartamenteve me qira praktikisht nuk janë rritur nga viti i kaluar, kanë qenë kryesisht paushalle. Në disa vende është regjistruar një rënie e vogël. Në të njëjtën kohë gjithnjë qëndrojnë apartamente të zbrazëta dhe reklamohen online edhe pse kanë gjetur qiramarrësit. Kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe në vitin aktual.

“Në kontrast ndërmjet zonave urbane dhe zonave rurale, niveli i çmimeve në qytetet mbetet i lartë. »

Apartamentet më të shtrenjta mbeten ato në Gjenevë. Por edhe në qytete të caktuara si përreth liqenit të Cyrihut, gjegjësisht në rajonin Pfannenstiel dhe Zimmerberg. “Megjithatë, ka edhe rënie, të cilat ne kemi raportuar tashmë vitin e kaluar që është ende relativisht modeste. Niveli i çmimeve është ende i lartë”, tha Walter për Srf.

Nga ana  tjetër shumë e apartamente të reja janë ndërtuar në vitet e fundit.

Vitin e kaluar rreth 24 mijë apartamente me qira janë përfunduar. Kërkesat për apartamente të reja i ka shtuar emigracioni. Vitin e kaluar, Zvicra regjistroi një prurje neto prej rreth 60 mijë emigrantëve, krahasuar me 72 mijë vitin e kaluar.