Lajme
Bageta franceze në listën e UNESCO-s
UNESCO ka përfshirë bagetën franceze (baguette) në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.
Simboli i furrës franceze është vlerësuar nga organizata për aftësitë artizanale dhe kulturën e baguette-s në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.
Vendimi për bukën franceze daton vitin e kaluar, kur autoritetet e Parisit e nominuan atë për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.
Në deklaratën e UNESCO-s thuhet se baguette është “lloji më i popullarizuar i bukës që shijohet dhe konsumohet në Francë gjatë gjithë vitit”, raporton cnn, përcjell albinfo ch.
Me këtë status të ri të baguette-s, qeveria franceze ka thënë se dëshiron të krijojë një ditë kushtuar baguettes artizanale, të quajtur “Open Oven Day”, për t’i afruar francezët me trashëgiminë e tyre. Pavarësisht rënies së numrit të furrave tradicionale, 67 milionë francezë vazhdojnë të jenë konsumatorë të baguette-s, të blera në pika të ndryshme, duke përfshirë edhe supermarketet.
Një baguette zakonisht kushton pak më shumë se 90 cent euro dhe konsiderohet nga disa si një tregues i shëndetit të ekonomisë franceze.
Prejardhja e saktë e baguette-s nuk dihet. Disa mendojnë se buka ishte porositur nga Napoleoni sepse ishte më e lehtë për ushtarët ta mbanin, ndërsa të tjerë sugjerojnë se ajo erdhi më vonë, një bukë e lehtë për punëtorët për t’u ndarë pa nevojën e një thikë. Të tjerë ende vlerësojnë një bukëpjekës austriak në vitet 1830 për formën e tij.
Në atë kohë u vendosën rregulla strikte për atë që klasifikohej si baguette, të standardizuara në 80 cm dhe 250 g. Madje kishte një çmim fiks deri në vitin 1986.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












